Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II, në të kaluaren kishte refuzuar një kërkesë të producentëve të filmit Star Wars për të xhiruar disa pjesë të filmit në pronën e saj.
Kërkesa e producentëve ishte të xhironin në Winsdor Great Park në Berkshire, por ishte refuzuar.
Për këtë ka folur, producenti Nick Day për BBC. Në intervistë ai tha se nuk ishte e drejtë pse u refuzua kërkesa.
Nick nuk ka folur se cila seri e filmit Star Wars ka pasur për tu xhiruar tek parku mbretëror.
Sipas tij arsyeja e refuzimit të kërkesës ishte se parku prej 5000 metrave katror nuk ishte i gatshëm për një numër të madh të njerëzve.
“Star Wars ishte një gjë e madhe dhe rreziku për parkun ishte i madh. Vendi ku ishim të interesuar nuk ishte i përshtatshëm për një numër të madh të njerëzve.
Por prioriteti ynë është që të mbrojmë parkun, dhe mund të zvogëlonim ekipin e filmit nësa ulë rrezikun për parkun vetëm të xhironim” tha Nick Day për BBC.
Filmi i ri i Star Wars do të lansohet me 14 dhjetorë të këtij viti. Filmi është i titulluar Star Wars: The Last Jedi.
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...