Mbrëmjen e të martës, nisi spektakli europian i këngës “Eurovision Song”, në Malmö të Suedisë. Nën sloganin “Të bashkuar nga muzika”, ishte pikërosht këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira e cila hapi spektaklin.
Shqipëria përfaqësohet nga këngëtrja Besa Kokëdhima, e cila do të prekë skenën e festivalit të njohur mbrëmjen e datës 9 maj. Me këngën “TITAN”, Besa do të jetë e dyta që do të këndojë në mbrëmjen e dytë të gjysmëfinales.
Vetëm 20 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do t’u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste dhe vendi mikëpritës që është Suedia.
Organizatorët zyrtarë të eventit kanë realizuar edhe një sondazh, për renditjen e të gjithë pjesëmarrësve të këtij edicioni.
Sondazhi është realizuar me votat e fansave dhe të gazetarëve, kombinimi i të cilave ka nxjerrë dhe një rezultat.
Kështu, Shqipëria, e përfaqësuar nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan” renditet në vend të 10-të./euronews.al
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...