Maurizio Sarri është trajner i skuadrës së famshme italiane të Juventusit, drejtimin e së cilës e mori javë më parë.
Italiani ka braktisur skuadrën e Chelseat edhe në saje të rregullave të forta të sjelljes në stadiumet e Ligës Premier.
Në fat, ai ka treguar për mediat se sa cigare në ditë i pinë dhe se është një ndër dashuritë e jetës.
Maurizio Sarri (Foto: AFP/Getty Images)
“Unë pi 60 cigare në ditë, që ndoshta janë shumë”, deklaroi Sarri.
“Unë nuk e ndiej veçanërisht nevojën për të pirë duhan gjatë lojës, por menjëherë pas takimit është me të vërtetë e nevojshme. Kisha probleme me shpinë që më torturonin për disa javë, por tani ndihem shumë më mirë”, vazhdon më tej Maurizio.
Ndryshe, 60-vjeçari është i martuar me Marinën dhe ka një djalë të pagëzuar me emrin, Nicole Sarri. /Telegrafi
Maurizio Sarri (Foto: AFP/Getty Images)
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...