Madonna: S’më keni kuptuar drejt kur thashë se ‘do doja të hidhja në erë Shtëpinë e Bardhë’

14:51 | 24 Janar 2017
Trina Galanxhi

Gjatë marshit të grave në Uashington, Madonna e ka bërë të dukshme se ajo nuk e pëlqen aspak faktin që Donald Trump është zgjedhur president i SHBA-ve.

“Jam e zemëruar. Jam shumë e zemëruar. Madje, më ka shkuar mendja të hedh në erë Shtëpinë e Bardhë”, është shprehur Madonna, transmeton arbresh.info.

“Megjithatë, e di që kjo nuk ndryshon asgjë”, ka shtuar ajo.

Kërcënimet e saj janë marrë shumë seriozisht nga administrate e Trump dhe komentet e saj i kanë cilësuar si ‘destruktive’.

Pas shumë keqkuptimeve dhe pas një fillimi të hetimit për komentet e këngëtares, ajo ka sqaruar në Instagram se çfarë saktësisht ka dashur të thotë.

https://www.instagram.com/p/BPk8lY7AOTn/

“Unë nuk jam person i dhunshëm, nuk promovoj dhunën dhe është shumë e rëndësishme që njerëzit që e kanë dëgjuar fjalimin tim ta kuptojnë saktë tërësinë dhe mos të kapen në një frazë të vetme”, ka thënë ajo.

“Kam folur me metaforë dhe i kam ndarë në dy mënyra se si duhet parë gjërat. E para ishte shpresa dhe më pas zemërimi që e kam ndjerë personalisht”, ka shtuar Madonna.

“Megjithatë, unë e di që të veprosh e ndikuar nga zemërimi nuk jep asnjë zgjidhje. E vetma mënyrë për të ndryshuar gjërat është t’i bëjmë ato me dashuri.”

Madonna njihet për guximin e saj dhe patjetër ajo nuk e ka fshehur këtë as në vitin 2017./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale