Momenti kur këngëtarja e famshme botërore mbajti fjalimin e saj në “MTV Video Music Awards”, ishte një nga më të bukurit e mbrëmjes. Madonna doli në skenë dhe rrëmbeu çmimin “Videoja më e mirë”, por për një çast u ndal të kujtonte yllin e ndjerë legjendar Aretha Franklin.
“Asgjë nuk do të kishte ndodhur pa ndihmën e Zonjës së shpirtit tonë. Po të mos ishte për të nuk do të isha bërë kurrë njeri. Ajo më solli këtu ku unë jam sot dhe ka rregulluar jetën e shumë njerëzve të cilët sonte janë këtu. Dua të falenderoj Aretha-n që na fuqizoi të gjithëve. Respekte!”- tha 60-vjeçarja.
Më pas ajo performoi hitin e Franklin “You make me feel like”, dhe kujtoi teksa në fillimet e karrierës së saj performonte këngët e Arethas për të zënë një vend në industri. Aretha Franklin u nda nga jeta më 16 gusht 2018, në moshën 76-vjeçare.
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit