Ylli i muzikës pop, Madonna, ka mohuar lajmet që kanë qarkulluar gjatë ditës së sotme mbi adoptimin e dy fëmijëve nga Malawia.
Ajo ka theksuar se atje gjendet për të vizituar vendin ku edhe drejton një organizatë bamirësie, transmeton arbresh.info.
“Unë jam në Malawi për të kontrolluar spitalin e fëmijëve në Blantyre dhe të shoh se si po ecën puna”, ka thënë Madonna për revistën People. “Më pas do kthehem në shtëpi.”
“Lajmet për adoptimin e fëmijëve janë të rrejshme”, ka shtuar ajo.
Ditëve të fundit Madonna ka bërë bujë nëpër rrjetet sociale pas deklaratës së kundër Donald Trump në marshin e grave në Uashington.
Së fundmi në radio në Teksas ka vendosur që të mos lëshojë më këngët e saj duke e quajtur atë ‘anti-amerikane’./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...