Madonna shënoi 18 vjetorin e lindjes së djalit të saj Rocco me një portret të tij, formuar nga mini fotografi të fytyrës së vet këngëtares.
Këngëtarja 59-vjeçare, e cila ka djalë Roccon me ish-bashkëshortin e saj Guy Ritchie, titulloi imazhin mbresëlënës: “Në syrin tënd ……… Fytyra ime mbetet. 18 vjet shkuan sa hap e mbyll sytë! #Gëzuar ditëlindjen dashuria ime.”

Madge (siç është quajtur nga shtypi rozë botëror) krenare që do të mbushë gjashtëdhjetë për vetëm pesë ditë, vazhdoi dedikimin e ditëlindjes për djalin e saj, duke postuar një seri të imazheve të saj me Rocco kur ai ishte i vogël.

Superstari është gjithashtu nënë e Lourdesit, 21 vjeçare, David Banda, 12 vjeç dhe binjakët pesëvjeçarë Ester dhe Stelle.


Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë