Në marshin e grave kundër Donald Trump, në Uashington, është duke marrë pjesë edhe këngëtarja e njohur, Madonna.
“E mira nuk i ka fituar këto zgjidhje, por në fund e mira do të trimfojë”, ka thënë ajo, transmeton arbresh.info.
“Pra, sot do të thotë që ne jemi larg nga fundi. Sot shënohet fillimi i historisë sonë. Revolucioni ka filluar këtu. Lufta për të drejtën për të qenë të lirë, për të qenë të barabartë”, ka shtuar ajo.
Mediat amerikane e kanë ndërprerë fjalimin e Madonnës, sapo ajo ka thënë: “Ata që mendojnë se ky marsh nuk ndryshon asgjë, le të pirdhen!”.
Para turmës ajo nuk ka hezituar të thotë:” Po, kam menduar të hedhë në erë Shtëpinë e Bardhë”.
Më pas ajo ka kënduar këngën e saj të njohur ‘Express Yourself”. /Arbresh.info
Ushtarë të KFOR-it zhvillojnë kualifikime për qitje në Camp ...
Arlind Sejdiu i bashkohet FC Ferizajt
Osmani dhe Haradinaj diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvil...
BE dhe vendet arabe kundër zgjerimit izraelit në Bregun Perë...
Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...