Cem Ozer, ish-bashkëshorti i aktores Nurgul Yesilçay, ka thyer këmbën gjatë një incidenti në sheshin e xhirimeve të një filmi në Afyonkarahisar të Turqisë. Aktori i famshëm u dërgua në Stamboll për trajtim më të specializuar, por gjendja e tij shëndetësore mësohet se është përkeqësuar.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, lajmi është konfirmuar edhe nga ish-bashkëshortja e tij, Nurgul Yesilçay, e cila u kërkoi ndjekësve të luten për babanë e djalit të saj të vetëm.
“Cem është nën kujdesin intensiv të mjekëve. Unë besoj se babai i djalit tim do të dalë i shëndetshëm nga aty. Ju lutem lutuni për të. Ju lutem…”, shkroi Yesilçay në rrjetet sociale.

Aktorja 42-vjeçare e njohur në Shqipëri për rolet e Gylserenit në serialin “Fate të Kryqëzuara” dhe Sulltanesha Kosem nga seriali me të njëjtin emër, u martua në vitin 2004 me Ozer dhe u divorcua nga ai në vitin 2010. /tvklan.al
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026