Senzacioni i këtij sezoni në Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli, sot ka kuptuar një pjesë të madhe të përkrahjes së jashtëzakonshme që ka jashtë.
Fansat atij i kanë dërguar për të dytën herë një dron, në të cilin i kanë treguar numrin e ndjekësve që ka arritur në Instagram, e që është mbi 570 mijë.
Në momentin që Ejlli pa dronin, ishte bashkë me Kiarën e Visin në oborr.
Menjëherë pas kësaj, Luizi reagoi i entuziazmuar.
Ai tregoi faktin se Instagramin e ka hapur vetëm në momentin kur ka hyrë në Big Brother Vip Albania.
Luizi para disa ditësh thoshte se shpreson që Instagrami i tij ka arritur në 10 mijë ndjekës, por ndoshta s’i ka shkuar mendja që ka rreth 57 herë më shumë ndjekës.

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026