Fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli, duket të jetë personazhi më i ndjekur e më i kërkuar në rrjete sociale.
Ai vazhdon të jetë i preferuar, pasi së fundmi është mësuar se videot e tij në TikTok kanë kaluar 15 miliardë shikime.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.
Veç kësaj, artisti shkodran flitet e komentohet për çdo lëvizje në rrjete sociale.
I njëjti bëri bujë të madhe gjatë kohës sa ishte në Big Brother me strategjitë dhe lojën që zhvilloi.
Në këtë reality shou, Luizi ka gjetur edhe dashurinë e jetës, prezantuesen Kiara Tito, me të cilën po presin një fëmijë.
Në vitin që shkoi, këngëtari realizoi edhe shumë projekte e ka qenë pjesëmarrës me koncerte kudo. /Telegrafi/
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri