Luana Vjollca shkëlqen me veshjen elegante

23:47 | 5 Prill 2021

Ajo eksperimenton shpesh me flokët dhe njihet si njëra prej vajzave më të guximshme në showbizin shqiptar.

Fjala është për artisten nga Shqipëria, Luana Vjollca, e cila ka vendosur të bëjë një ndryshim të ri në pamje, ka lyer flokët me ngjyrë portokalli, shkruan portali arbresh.info

E së fundi, Luana solli disa fotografi në rrjetin social Instagram, teksa shkëlqente me veshjen elegante.

Në paraqitjen e artistes më shumë dominonte ngjyra e zezë, duke i theksuar edhe tiparet e formësuara trupore.

Komplimentet nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që mban në këtë rrjet social. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara