Moderatorja shqiptare, Luana Vjollca është padyshim një prej personazheve më të njohura dhe më të komentuara shqiptare.
Krahas një karriere si prezantuese, Luana gjithashtu ka provuar vetën edhe si këngëtare dhe numëron disa këngë të suksesshme.
30-vjeçarja vetëm në llogarinë e saj në Instagram ajo numëron mbi dy milionë ndjekës duke u bërë kështu ndër të famshmit me më së shumti ndjekës në Shqipëri.
https://www.instagram.com/p/Cb9irgBgX6S/?utm_source=ig_embed&ig_rid=79b9f471-abe0-4ad3-982c-20159a41d667
Por, fama e saj ka depërtuar edhe përtej kufijve, kjo pasi së fundmi Luana ka pozuar për ballinë e revistës së njohur arabe “Ounousa” për të cilën ka dhënë edhe një intervistë.
Këtë e ka bërë të ditur Luana përmes postimeve në Instagram dhe gjithashtu revista arabe në faqet e saj zyrtare në rrjetet sociale.
“Luana Vjollca, një yll shqiptar që thyen stereotipin femrave në vendin e saj, dhe jep shembull për shumë femra në mbarë botën”, shkruan revista arabe në njërin nga postimet në Instagram.

Ndërsa, teksa ka folur për historinë e jetës së saj dhe sukseset, Luana thotë se shpreson që të jetë frymëzim për femrat e tjera. /arbresh.info/
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...