Ndonëse praktikisht është rritur para kamerave dhe syve të publikut, Luana Vjollca duket se e di shumë mirë rëndësinë e privatësisë, ndaj për jetën e saj private tashmë dihet fare pak.
Por së fundmi, në një intervistë për revistën “Global Woman”, moderatorja e “”Shiko kush luan”, nuk ka ngurruar të flasë për familjen e saj dhe një temë tepër delikate, siç është ndarja nga jeta e babait të saj.
Luana ka rrëfyer se ishte ende një foshnje kur ai ka ndërruar jetë dhe për gjithçka i detyrohet nënës së saj Marias, të cilën si në shumë intervista të tjera, e quan heroinë. “Unë isha një foshnje 11-muajshe kur im atë u nda nga jeta. Jam rritur me gjithë të mirat, pa më munguar asgjë, pafundsisht e lumtur dhe me këmbë në tokë. Gjithçka falë nënës sime heroinë që diti si ta përballojë situatën dhe pati forcën për të mos u dorëzuar.”-shprehet ajo në instervistë.
“Kur mendoj për jetën e nënës sime dhe vështirësitë që ka kaluar për të na rritur neve e vetme, 4 vajza, them se gjithçka që ne bëjmë sot është shumë e vogël krahasuar me punën që ajo ka bërë.”-vijon më tej moderatorja duke u shprehur se e ëma është shembulli më i mirë që ka në jetë.
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...