Tani Lorik Cana i dha lamtumirë futbollit dhe jeta e tij ka ndryshuar, por ish-kapiteni u shpreh që edhe pse e dinte që do vinte kjo ditë, nuk ishte ende gati.
‘Çdo sportist e di që vjen kjo ditë, por asnjëherë nuk je gati, sidomos kur ke një punë që u jep të tjerëve pasion dhe i bën të lumtur”, tha ai i ftuar në emisionin ‘Wake Up’.
Por a ishte ceremonia e lamtumirës ashtu siç e kishte parashikuar ai? ‘Në fillim nuk ishte plani për një ceremoni, unë doja të hyja në një ndeshje miqësore, një ndeshje të mirë, këto kushte u ndodhën dhe unë zgjodha rastin me Italinë’.
Dhe dalja e tij në fushë me të birin në krah, emocionoi dhe përloti Lorikun, por edhe të gjithë ne.
“Po të kisha dalë vetëm në fushë nuk do të isha emocionuar, po meqë sapo ka mbushur dy vjeç, m’u duk një ndjenjë e çuditshme ta kisha në krah me stadiumin plot.
Gjatë bisedës, Loriku ka treguar edhe një detaj për historinë me Monikën, bashkëshorten e tij italiane, e cila sipas tij është bërë ‘tironse’.
“Në fillim i kam thënë (me shaka) që ne nuk do zgjasim shumë se do martohem me një shqiptare dhe ajo tha ‘Do ta shohim’. Në fund fitoi Monika”./TiranaPost
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...
Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës ng...
KQZ: Edhe 400 vendvotime kanë mbetur të rinumërohen
Presidenti i Iranit paralajmëron për paqëndrueshmëri rajonal...
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash...