Prej disa kohësh aludohet se trashëgimtaria e Top Channel Lori Hoxha dhe partneri i saj Vis Bajraktari nuk janë më në një lidhje së bashku.
Gjatë mbrëmjes së sotme Lori ka publikuar një video në SnapChatin e saj duke marrë përkëdhelje nga dora e një mashkulli.
Të gjithë menduam se ishte Visi, por vetëm pak minuta më vonë, Bajraktari ka publikuar në këtë rrjet sociale një foto ku shfaqet i veshur sportiv, pra shumë larg djalit që po shoqëron Lorin në një mbrëmje gala.
Nisur nga këto postime është vënë re gjithashtu se ata tashmë nuk e ndjekin njeri-tjetrin në Instagram. Të ketë përfunduar marrëdhënia e tyre dhe tashmë Lori ti ketë lënë vendin një dashurie të re në jetën e saj? Megjithatë ende një përgjigje e saktë nuk ka ardhur nga asnjëra nga palët lidhur me këtë çështje.

Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava