Mbrëmë në mesnatë reperja Loredana Zefi, ka publikuar bashkëpunimin e saj me reperin gjerman, Capital Bra.
“Nicht verdient” mban titullin kjo këngë, e cila flet për një dashuri të humbur ku partneri nuk e meritonte tjetrin, bazuar edhe në titullin e këtij projekti, shkruan portali arbresh.info
Fansat menjëherë aluduan se kjo mund të jetë dedikuar ish-bashkëshortit të saj, Mozzik.
E para pak castesh ka ardhur edhe një reagim nga vet reperi e që duket se i drejtohet Loredanës përmes një thënje epike.
Mozzik ka postuar në Instastory një thënie në gjuhën angleze:

“Njerëzit që nuk kanë jetë gjithmonë do të mundohet të krijojnë dramë në tënden”.
Loredana dhe Mozzik po arrijnë të marrin vëmendje të vazhdueshme për jetën e tyre edhe pas ndarjes. / arbresh.info/
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...
Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin...
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...