Rep-artistët Loredana Zefi dhe Zuna duket se po kalojnë kohë të bukura të bashku. Kështu të paktën kuptohet nga publikimi i imazheve, në të cilat shumicën e kohës shihen pranë njëri-tjetrit, gjë që ka shkaktuar spekulime se dyshja kanë filluar lidhje dashurie.
Për një kohë të gjatë në botën e shoubizit janë shpërndarë fotografi dhe video të ndryshme që pretendonin se Loredana dhe Zuna janë në romancë, por ata nuk kanë pohuar diçka të tillë, shkruan portali arbresh.info
Loredana publikoi imazhe krah reperit, ndërsa të dy po bënin gjestin e pahijshëm duke ia treguar gishtin e mesit kamerës.
Se a do t’i shohim këta dy artistë bashkë në një tjetër projekt, i mbetet kohës ta dëshmojë një gjë të tillë.
Loredana përndryshe po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore, gjersa sa i përket koncerteve i është dashur t’i anulojë shkaku i coronavirusit. /arbresh.info/
Franca tërhiqet nga plani i NATO-s për të financuar armët am...
Milani i pakompromis për yllin e tyre, Rossonerët refuzuan m...
Po bënin gara në Rahovec – njëri gjobitet me 500 euro, dy të...
Hapet pikë kalimi kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlor...
Deputetja e NISMA-s: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presi...
Kur do ta zbulojë fytyrën e partnerit? Flet Vesa Vllasaliu