Në gusht të 2019, pesë muaj pas bashkëpunimit të tyre “Romeo & Juliet”, çifti i njohur i showbiz-it, Loredana dhe Mozzik u rikthye fuqishëm me një bashkëpunim të ri i cili mbante titullin “Eiskalt”.
Nga gjermanishtja, kjo fjalë do të thotë “Ngrirje”. Në klipin e këngës dyshja duket shumë në harmoni dhe sigurisht me super kimi e energji.
Teksti i këngës është i gjithi në gjermanisht dhe numëron rreth 63 milionë klikime.
Së fundmi, çifti kanë fituar një çmim të rëndësishëm në Gjermani. Ishte Mozzik ai që e ndau lajmin e bukur me fansat në rrjetet sociale, ku postoi një Instastory duke treguar edhe çmimin që kanë fituar.
Në videon e postuar prej tij shihet fotoja e tyre shkëputur nga videoklipi dhe pas ndarjes dhe ribashkimit kjo është hera e parë që e shohim reperen në profilin e tij në Instagram./lapsi/
Raportohet se ka vdekur edhe e dyshuara për vrasjen e dyfish...
Ndërron jetë ish-kryeministri francez Lionel Jospin, arkitek...
FSK-ja forcon lidershipin, gjenerata të reja të trajnuara pë...
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...