Këngëtarja e njohur e grupit Cranberries, Dolores O’Riordan është varrosur në një ceremoni private në vendlindjen e saj në Ballybricken të Irlandës.
Këngëtarja e cila me anë të muzikës së saj u mundua të shpëtoj shumë persona nga errësira e depresionit, ndërroi jetë në moshën 46 vjeçare në një hotel në Londër, ku po qëndronte për një seri incizimesh për një turne të planifikuar paraprakish, transmeton arbresh.info
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj, por që thuhet se edhe ajo vetë po vuante depresioni.
Në ceremoninë e varrimit të saj të pranishëm ishin nëna e saj, tre fëmijet, ish bashkëshorti i saj dhe anëtarët e bendit.
”Nuk ka fjalë adekuate për të përshkruar Dolores, apo për të treguar ndikimin e saj pozitiv tek të tjerët, njerëzit që ajo ka shpëtuar nga errësira e depresionit është e pamundshme për t’i numëruar”, ka thënë miku i familjes, Canon Liam McNamara
Dolores me grupin e saj Cranberries njihet për hitet e saj si “Linger” dhe “Zombie”, derisa kryeministri irlandez, Leo Varadkar, e ka cilësuar atë si “zërin e gjeneratës së saj”./arbresh.info/

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...