Janë përfolur shpesh për një krisje të marrëdhënies së tyre, por asnjëherë ata nuk e kanë pranuar publikisht.
Por vetëm dy ditë më parë, në një intervistë ekskluzive për revistën ES, Liam e pranoi se marrëdhënia me Cheryl nuk është dhe aq e kënaqshme.
Por një gjë e tillë ka revoltuar partneren e këngëtarit, Cheryl, e cila gjithnjë është kujdesur që të mbajë jetën private larg nga sytë e publikut.
Burime pranë tyre, kanë zbuluar për “The Sun Online” se këngëtarja 34 vjeçare, është e pakënaqur që i dashuri Liam, 24 vjeç, e përshkroi marrëdhënien e tyre si “të tensionuar”: “Cheryl është e zemëruar. Ajo është kundër ekspozimit të jetës së saj në media, dhe nëse do të ishte në dorën e saj Liam nuk kishte për të treguar asgjë”.
Dy ditë më parë djali i tyre festoi një vjetorin, por babai i tij Liam mungoi dhe kjo për shkak të koncerteve të planifikuara në Japoni./Top Channel
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së