Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “iHeartRadio Music Awards 2022”, e Dua Lipa rrëmbeu çmimin më të madh.
“Levitating” fitoi çmimin “Kënga e Vitit”, shkruan arbresh.info
Ceremonia vjetore u zhvillua në Shrine Auditorium në Los Angeles dhe ndërsa ylli 26-vjeçar i popit mori nderin më të madh të natës, Olivia Rodrigo, Foo Fighters dhe Silk Sonic ishin mes tyre artistët më të vlerësuar.
Ndërsa, kujtojmë që pak ditë më parë 26-vjeçarja ka arritur suksesin e madh me po të njëjtin projekt e cila është bërë kënga e një artiste femër që ka qëndruar më së shumti në historinë e top-listës së “Billboard Hot 100”.
Dua aktualisht ndodhet në turneun e saj botëror “Future Nostalgia”, i cili nisi me koncertet e para në Amerikë, për të vazhduar gjatë vitit edhe në pjesë tjera të botës. /arbresh.info
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën