Nëse dini historikun e lidhjeve të Leonardo DiCaprio, me siguri ju ka rënë në sy fakti se aktori preferon kryesisht modelet bionde.
Tani gjërat mesa duket kanë ndryshuar, dhe adhurimi i gjinisë femërore ka ndryshuar preferenca.
Page Six shkruan se Leo tashmë është lidhur me një modele brune.
Gjithsesi DiCaprio nuk është larguar shumë nga pëlqimet e tij, pasi ka qëndruar në botën e modeleve.
E dashura e re e aktorit, është Lorena Rae, një modele mjaft e bukur (si çdo e dashur tjetër e Leos).
Ata nuk e kanë pranuar lidhjen mes tyre, por që çifti mesa duket janë prej disa kohësh bashkë, pasi shihen vazhdimisht në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Nëse është e vërtetë kjo lidhje, modelja është ndër të paktat femra brune që është lidhur Leo.

Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...