Aktori me famë botërore, Leonardo DiCaprio, i ka dalë edhe njëherë në ndihmë iniciativës për të mbrojtur lumin Vjosa në Shqipëri.
Si një nga ambasadorët e ruajtjes së ambientit dhe paqes, aktori i filmave hollivudianë i është bashkuar nismës për t’i thënë stop ndërtimit të HEC-eve, rrezikimit të ujit dhe biodiversitetit në zonat përreth lumit Vjosa.
Ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram ,e cila ndiqet nga afro 48 milionë njerëz në botë, disa fotografi të lumit Vjosa dhe protestave të shqiptarëve për ta mbrojtur atë.
Fotografitë janë të shoqëruara me hashtagun #VjosaNationalParkNow, me kërkesën e banorëve ndaj Qeverisë së Shqipërisë, për ta shpallur lumin Vjosa park ndërkombëtar.
“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara.
Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope (Zemrës së kaltër të Evropës) dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNationalParkNow, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë.
Le të qëndrojmë me ta. Klikoni në linkun tim në bio për të parë filmin dhe për të nënshkruar peticionin”, ka shkruar DiCaprio në Instagram.

Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...