Pas suksesit të Era Istrefit në aspektin ndërkombëtarë, pritet që i njëjti sukses ta arrijë edhe reperi Ledri Vula
Ledri Vula është rrugës për t’u bërë reperi i parë shqiptarë që do të jetë pjesë e një labeli të fuqishëm me famë botërore.
Myles Williams (emri i vërtetë i të cilit është Moraites of Fort Lee) pritet që të jetë producent i këngës më të re të Ledrit.
Lajmi i mirë është se Myles, mund të koncentrohet në këngët e reja të Ledrit, pasi që këngëtarja e njohur amerikane është në pushimin e lehonisë, ku ditë më parë solli në jetë binjakë.
E tërë kjo ka ardhur pas bashkëpunimit të Chris Grant në videon e fundit të Era Istrefit dhe për një festival që Era Istrefi do ta mbaj në Rusi dhe i cili është mik me Myles.
Kjo ka bërë që kompania “Nesër” që menaxhohet nga Faton Shoshi të lidh kontaktet me mikun e Myles, produksioni i të cilit ka krijuar edhe hitet e njohura botërore si “Freedom” dhe albumit e Beyonce “Lemonade”.
Sipas portalit Blitz.al, që thirret në burime, thuhet se reperi dhe producenti po punojnë së bashku jo në një, por në disa këngë, të cilat kanë kaluar fazën e hedhjes në letër dhe kanë nisur atë të krijimit. Këngët do të jenë në shqip, që do të thotë se do të kemi mundësinë t’i shijojmë të gjithë!
Ndërkohë, po të njëjtat burime kanë treguar ekskluzivisht për ne se skuadra e Erës dhe Ledrit kanë arritur të krijojnë marrëdhënie mjaft të mira me “Parkwood Entertainment” apo ndryshe “skuadra” e Beyonce-s. Prandaj dhe projektet me ta nuk do të mungojnë, në të ardhmen, por përkundrazi do të jenë të shumta.

Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...