Skena muzikore shqiptare nga tani ka edhe një talent të ri të këngës.
Ai është Lani; këngëtari më i ri i cili ka debutuar këto ditë në tregun muzikor.
“Lumi unë”, quhet projekti i parë i këngëtarit, për të cilin Lani ka bashkëpunuar me kompozitorin e njohur Ilir Beranin, ndërsa orkestrimin e ka bërë Nurteel.
Debutimi i Lanit duket se është pritur mirë, pasi kënga e tij e parë ka marrë mijëra klikime në youtube ndonëse ka pak orë që është lansuar.
Ndryshe Lani ka lindur ne Stutgard te Gjermanisë ku edhe jeton me familje. Ka studiuar ne Universitetin e Stutgardit për Administrate Publike kurse tash punon ne administratën e Komunës se Vaiblingenit.
Me muzikë është merrur qysh si fëmijë. Lani ka ndjekur mësime ne shkollën e muzikës kurse është shpërblyer me vendin e parë në garën për zbulimin e talenteve ne Gjermani, ne spektaklin “Talent ne Mikrofon”.
Tash ka vendosur t’i përkushtohet me shume muzikës për te krijuar këngë që do të pëlqehen nga audienca, sidomos ajo e re.
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...
Kurti takohet me studentët: Ju jeni pasuria më e madhe e ven...