Laert Vasili është zyrtarisht finalisti i dytë i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, duke siguruar vendin e tij në finalen e madhe që do të zhvillohet më 19 prill.
Aktori i njohur doli më i votuari nga publiku në televotimin javor, ku ishte përballë këngëtares Egli Tako. Të dy u zgjodhën nga finalistja e parë, Rozana Radi, e cila kishte të drejtën të nominonte dy banorë që do të konkurronin për vendin e radhës në finale.
Me këtë rezultat, Laerti i bashkohet Rozanës si finalist i konfirmuar për natën e fundit të spektaklit, duke e afruar edhe më shumë me çmimin e madh dhe kurorën e fituesit të këtij edicioni.
Rruga e Laertit në BBVA 4 ka qenë e mbushur me emocione, rrëfime të forta personale dhe momente të debatueshme, çka ka bërë që ai të jetë një nga figurat më të komentuara të këtij sezoni.
Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4 po afron me ritme të shpejta, dhe tashmë me dy finalistë të konfirmuar, gara sa vjen e bëhet më e fortë dhe më emocionuese./Telegrafi
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...