Prej më shumë se një jave po qarkullon një lajm se me shumë mundësi Lady Gaga është shtatzënë.
Sipas “Star”, artistja është dëgjuar të tregojë në një festë pas ceremonisë së çmimeve Oscar se është në pritje të një fëmijë por as që ia ka idenë se kush është i ati.
Disa aludonin se me shumë mundësi fëmija është i ish të fejuarit Christian Carino ndërkohë që të tjerë po vinin bast se babai është Bradley Cooper.
Në një kohë kur shpërndarja e thashethemit për një shtatzëni të këngëtares po merrte përmasa gjigante, vetë Gaga reagoi përmes një postimi në Instagram duke thënë se në fakt është shtatzënë…
“Zëra që jam shtatzënë? Po, jam shtatzënë me #LG6” u shpreh Lady duke promovuar ashtu tërthorazi albumin e saj të ardhshëm.
Ju kujtojmë se albumi i fundit i Lady Gaga- s ishte Joanne, i cili doli në tetorin e 2016- s, ndërkohë që së shpejti do të hidhet në treg “#LG6”.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...