Këngëtari Labinot Tahiri i cili përveç muzikës është i njohur edhe për vullnetin e tij të mirë që e ka për të ndihmuar çdo kënd që ka nevojë dhe këtë gjë e ka treguar edhe një herë në një video të postuar në Instagram, ku duket se po e kryen shumë mirë edhe rolin e veterinarit.
Ai në video shihet duke e kuruar një shpezë të lënduar, me emrin Gjeraqinë dhe shpreson që pas trajtimit që është duke bërë ajo do të mund të kthehet në normalitet.
Në përshkrimin e videos Labinot Tahiri ka shkruar : “Minutat e mi kushtojnë, por për të shpëtuar dhe gëzuar çdo gjë e bëj pa asnjë kosto në jetë. Një shpezë me emrin Gjeraqinë, e lënduar dhe e sjella në shtëpi që ta shëroj”, ka shkruajtur Tahiri, e që pastaj ky gjest i tij është komentuar shumë pozitivisht duke i thënë se po e dëshmon edhe një herë që e ka zemrën e madhe.
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...
Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron Kosovën për 18-vjeto...
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës