Sipas Labit e fejuara e tij Qëndresa, nuk ishte në dijeni rreth planit që po i ‘kurdisej’ asaj.
“Në një farë mënyre Qëndresa nuk ishte e përgatitur për asgjë hiç, ka qenë gjithçka surprizë”, tregon Labi.
E kurthi që i kishte para përgatitur Labi në marrëveshje me familjet e tyre, sipas tij ishte një udhëtim dy ditor në Ulqin, por kthesa e së vërtetës ndodhi pikërisht atë ditë kur iu tha e vërteta se ata do të fejoheshin.
“Ishim në shtëpi, Qëndresa në anën tjetër ka menduar që po shkojmë në Ulqin, i thashë bëje gati valixhen se po shkojmë për dy ditë në Ulqin që mos t’i bie në mend hiç. E ka bo gati valixhen për t’u nis drejt Ulqinit por ajo s’ndodhi, i thashë që udhëtimi bie nga lista se do të fejohemi”, tregoi tutje Labi.
Por çfarë e ka shtyrë Labin që të zgjedh pikërisht Qëndresën për partnere të jetës?
“Qëndresa nuk është pjesë e medieve është një natyrë e përshtatshme por esenca kryesore është sinqeriteti dhe dashuria e saj që ka ndaj meje, sjelljet janë mbi të gjitha edhe kur kam qenë nervoz edhe kur kam qenë mirë ka ditur qysh të sillet e si të më bëj për vete”, tha ai.
Eh takimi i tyre i parë sipas të sapofejuarit Labit ishte qyteti i bukur i Ulqin-it.
“Gjithçka është nëpërmjet Ulqin-it ,muajve të verës shkojë e rrijë me muaj, atje jemi takuar e jemi njoftuar por saktësisht nuk e mbaj mend momentin”.
Edhe sa i përket spekulimit të shtatzanisë ai tha se nuk është e vërtet.
“Sa i përket shtatëzanisë s’ka asgjë, me qenë ashtu isha martuar menjëherë e s’isha feju”.
Se a do t’i bëj Labi sërish surpriza të tjera Qëndresës kjo mbetet të zbulohet në vazhdimësi, nëse do ketë.
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...