Labi ironizon me gjendjen aktuale me Covid-19: Këta nuk po e dinë si janë vjedhur 2 milionë euro, e po e dinë se a jam unë apo ti me virus

18:06 | 30 Tetor 2020

Këngëtari i njohur nga Ferizaj dhe njëherësh ish-deputeti, Labinot Tahiri, po vazhdon të jetë mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me fansat postime të llojllojshme, ndërsa nuk mungojnë as opinionet e tij lidhur me çështje të ndryshme, shkruan portali arbresh.info

E së fundi ai ka reaguar pas rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, ku brenda 24 orëve u regjistruan 418 raste.

Përmes një postimi në Facebook, Labi thotë se këto janë shifra të pasakta që jepen për të infektuarit si dhe për dënimet e qytetarëve.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

“Shifra tê paskta të rasteve që i japin kinse me të semurë, apo infektime ku LABORATORËT PRIVAT nuk japin raportime vet e thanë ata që janë në ministrinë e shëndetsisë!!
Shifra të pa sakta që i japin për denime ku i denojnë qytetarët , janë të pa sakta!
Këta nuk po e din për 2 milion euro se si janë vjedhur dhe akoma janë në hetime e që dihet sakt se si janë vjedhur, e po e dinë se a jam unë apo ti me kovid a jo!!!
RRENA TË TURPSHME VETËM ME E NENSHTURA NJE POPULL TË CILIT NUK I DALIN NË NDIHMË DHE ME KERCNIM ME MBYLLJE TOTALE!
Skllaverimi nuk behet ndryshe!!
QELNI SYTË MIRË SE BILL GATES NUK KUJDESET PËR JETËN DHE SI TË JETOJË FEMIJU JUAJ.
Labi- Kosovë e Shqipêrisë!”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara