Por paketimi dukej aq i vërtetë…
Brendi i bukurisë së Kylie Jenner, “Kylie Cosmetics”, ka arritur pothuajse 420 milionë dollar nga shitjet që nga themelimi i saj para 18 muajve. E njohur për llojet e buzëkuqëve me nuanca të buta, kompania në fjalë ka krijuar edhe një larmi të hijeve të syve , skuqësve dhe hijëzuesve.
Duke marrë parasysh se sa vlen kompania apo sa para merr, nuk është aspak befasuese që të dalin në shitje edhe produkte jo origjinale. Megjithatë, çfarë është për t’u habitur është se Kylie ka dërguar miken e saj Jordyn për të blerë një paketim të tillë dhe ka inçizuar tërë përvojën e saj.
Në një videoklip të postuar në llogarinë e saj në Instagram, ne shohim Kylie dhe Jordyn të tërhequr pranë një tezgë që përmban shumë produkte nga kozmetika e Kylie-t. Ato vënë re se set i plotë ishte pothuajse i ngjashëm duke filluar me çantën unike të kozmetikës, ngjyrat dhe nuancat e ngjashme dhe gjithçka që ishte e dukshme. Jordyn mblodhi disa produkte dhe u përpoq të gjejë dallimin por pa shumë sukses.

Ky klip, natyrisht do të jetë një fragment nga epizodi tjetër i “Life of Kylie”, por definitivisht përbën një pikë të rëndësishme. Disa produkte të rreme duken aq bindëse në origjinalitet, saqë është e vështirë të vërehet dallimi, gjë që fansat e këtij ylli po mashtrohen dhe zhgënjehen çdo ditë e më shumë. Sidoqoftë, do të jetë interesante të shohim se çfarë ndodhë nëse Kylie dhe Jordyn mund të blejnë disa produkte të rreme, apo çfarë mund të gjejnë brenda paketimit autentik.
https://www.instagram.com/p/BXsw7UbFQ_a/?taken-by=kyliejenner
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...