Kylie Jenner u pa me një dukje të thjeshtë dhe e relaksuar të hënën (7 mars) në Los Angeles, një muaj pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë.
Miliarderes 24-vjeçare iu bashkua vajza e saj katërvjeçare Stormi të cilën e ka me reperin Travis Scott, 30 vjeç, së bashku me djalin e tyre të porsalindur Wolf , teksa tregoi figurën e saj pas lindjes me një palë dollakë të zeza.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ishte i izoluar gjatë gjithë shtatzënisë së saj, teksa udhëhoqi pasojat nga tragjedia e festivalit muzikor të Scott-it “Astroworld” në Huston më 5 nëntor, ku humbën jetën 10 persona.
Bukuroshja brune kishte veshur një pulovër kremi për daljen e saj të cilën e përshtati edhe me një palë atlete të bardha.
Megjithatë, aksesori i saj më i shtrenjtë ishte në dorën e saj dhe dukej të ishte një çantë luksoze “Hermes Birkin”, me një çmim për mbi 250 mijë.
Ylli televiziv vazhdoi të qëndronte e sigurt nga COVID-19 dhe mbante një maskë “SKIMS” në fytyrën e saj, shkruan DailyMail.
Bukuroshja brune la flokët e gjata të errëta të ndara në mes dhe të valëzuara butësisht, duke i rënë në fund të shpinës.
Pavarësisht se është një nënë e zënë me dy fëmijë, në veshje sportive dukej plot shkëlqim, me vetulla të përcaktuara mirë dhe rimel në kapakët e saj.

Ylli i mediave sociale dhe biznesmenja kishte gjithashtu një manikyr të pastër francez, si dhe një palë vathë diamanti të ndezur në veshët e saj. /arbresh.info/
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...