Kylie Jenner thuhet se ka shpenzuar më shumë se 130 milionë dollarë muajt e fundit.
Para pandemisë ajo kishte blerë një avion të Global Express – për të cilin ka paguar 50 deri 70 milionë euro – si dhe ka shpenzuar miliona dollarë vetëm për ditëlindjen e Stormit.
Krijuesja e Kylie Cosmetics po ashtu ka blerë edhe një vilë në Holmby Hills për rreth 36.5 milionë dollarë në prill.
Ajo po ashtu ka blerë një pronë në Hidden HIlls për 12 milionë dollarë në të cilën mendon të ndërtojë një objekt me 15 milionë dollarë vlerë.
Një pasuri tjetër të patundshme që ajo ka blerë është me vlerë 3.25 milionë dollarë në Palm Springs që është afër shtëpisë së pushimeve të nënës së saj, Kris Jenner.
Forbes ka shkruar javën e kaluar që Kyle dhe nëna e saj Kris Jenner kanë gënjyer për të ardhurat e tyre dhe për vlerën e firmës së saj të kozmetikës.
Avokati i Kylie, Michael Kump ka lëshuar një deklaratë ku insiston që artikulli i Forbes “ka plot rrena” dhe ka demantuar komentet e tyre. /GazetaExpress/

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit