Klea Huta duket se është fiksuar së fundmi me këngën e re të partnerit të saj Elgit Doda. Disa sekuenca të saj ajo i ka publikuar në ‘InstaStory’, duke lënë të kuptohet se e adhuron atë këngë, prandaj dita nis dhe mbaron me të. Nga ana tjetër, Elgiti duket se nuk e pëlqen shumë faktin që partnerja e tij e ka ndarë me të gjithë një pjesë të këngës dhe nuk ka nguruar t’ja shprehë mendimin publikisht. Pas publikimit të një fotoje nga studio e regjistrimit, Klea ka komentuar në foton e tij vetëm një ‘Ok’, duke nënkuptuar se i pëlqen shumë ajo foto. Kantautori i njohur nuk e ka lënë këtë rast t’i shpëtojë dhe i është përgjigjur: “Mos e posto më këngën në ‘story’ se nuk është bërë akoma publike”. Krahas komentit ai ka vendosur edhe disa ‘emoji’ që tregojnë inat, si për të përforcuar idenë se nuk i pëlqen që surpriza që ka për publikun t’i prishet.

Nga çfarë kemi dëgjuar në postimet e Kleas, kënga e re e partnerit të saj do të kthehet në hit, pasi është shumë ritmike dhe e bukur. Por mesa duket do na duhet të presim edhe pak për ta dëgjuar të plotë.
I dolën mbi 800 vota më pak pas rinumërimit, reagon Driton S...
Indonezi, gjenden mbetjet e avionit të zhdukur me 11 persona
Rama: Nderimi me medaljen “Zayed” vlerësim i paharrueshëm, k...
“A të zuri gjumi shpejt mbrëmë?”, Leonora i përgjigjet pyetj...
“Gjak kudo”, iraniani që iku nga vendi tregon për shtypjen b...
Quni distancohet nga manipulimi i votave: Rritja e votave në...