Sonte në qendër të Tiranës, në sheshin ‘Skenderbej’ ka performuar këngëtarja Rita Ora.
Në mesin e shumë të pranishmëve ishin edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me gruan e tij Anitën.
Numri një i qeverisë së Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ka qenë kënaqësi dhe krenari që ta shijojë performancën magjike të Rita Orës në Tiranë.
“Ishte kënaqësi që së bashku me të parin e Tiranës, Erion Veliaj, ta shijonim performansën magjike të Rita Orës.
Të mbushë krenari prania e sontme në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, që tuboi shqiptarët nga të gjitha hapësirat”, ka shkruar Haradinaj.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...