Raporti i krisur nga ana e Gjestit dhe Eglit, u komentua mbrëmjen e sotme nga dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku.
Arbër Hajdari: Është e rëndësishme, si në jetën e përditshme, që ne edhe ndaj partnerit, ose me personin që pretendojmë të kemi diçka me të, të ruajmë hapësirën që ia kërkon në momente të veçanta. Ka një lloj ndërhyrje nga ana e Eglit, e cila ka një pëlqim, që kthehet pak e bezdisshme. Ke shumë situata që do ta zgjidhësh gjënë “tani”. Por në disa situata edhe mund të presësh, duke parë që personi që ke përballë është pak i tensionuar. Raporti i Rozanës me Gjestin është i hershëm, që unë kam menduar se është një miqësi. Rozana është e lidhur me Gjestin më shumë sesa me Eglin. Mendoj se arsyeja më reale është që Egli dyshoj, është se ajo ka ndjenjë, ndërsa Gjesti dhe Rozana duan dhe të luajnë Big Brother. Egli për shkak të përfshirjes së madhe emocionale, ajo nuk po luan dot.
Neda Balluku: Një nga gjërat që nuk përkon plotësisht, ai djali që i thotë Eglit largohu se po më bezdis, është ai djali që e përkëdhelte sot te oborri. Përpara Big brother unë kam bërë Për’puthen dhe aty më është bërë ves që t’i studioj pak çiftet. Mendoj se ju të dyve ju është ndezur një flakë, se nuk e shpjegoj ndryshe një klip me gjithë ato shpërthime. Ju të dy keni problem te pjesa e komunikimit. Ti je djalë më praktik, ke një lloj tjetër edukimi. Problemi është te pjesa e lojës. Ti ke shumë të drejtë që të kesh këdo aty mik, motër etj, por mos e nënvlerëso nusen e ardhshme.
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga nesër në gre...
Malisheva nis luftën me rriqrat, dezinsekton zonat ku mund t...
Aksident i rëndë me 6 të lënduar në Doberllukë të Vushtrrisë
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...