Kourtney duket se ka humbur peshën që thotë se e fitoi gjatë vetizolimit, ndërsa pozoi me bikini të markës së Khloe, “Good American”.
Kourtney Kardashian ndau fotografi me rroba-banje të premten në Instagram, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Ylli 41-vjeçar i “Keeping Up With The Kardashian” po i bënte favor motrës së vogël Khloe, pasi pozoi e veshur me bikini të “Good American”.
Nëna e tre fëmijëve kishte lëshuar flokët prapa krahëve dhe po qëndronte në oborrin e rezidencës së saj.
Ajo kishte aplikuar grimin në mënyrë të përkryer, ndërsa kjo paraqitje erdhi pak kohë pasi pranoi se ndihej krenare me linjat, pasi fitoi disa kile gjatë izolimit.
Por, duket se Kourtney i humbi të gjitha kilet që shtoi, teksa ndau fotografi e veshur me bikini njëpjesëshe.
Javë më parë qarkulluan thashetheme se ajo është shtatzënë, por Kourtney kishte thënë se kilet i kishte fituar gjatë karantinës.


Ndalohet “hajni” që vodhi 1 milion euro ari në Prishtinë, i ...
Trump: Nëse s’hapet Hormuzi, do t’i shkatërrojmë centralet i...
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...