Korab Shaqiri e ka publikuar videon muzikore të këngës së tij më të re me titull “Dashuri e këputur”.
Arbnor Gashi e ka bërë muzikën e kësaj kënge, të cilës ia ka shkruar tekstin së bashku me Ilir Shaqirin.
Orkestrimin e ka bërë vet Korabi, i cili po ashtu është kujdesur edhe për miksimin, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq, për masterizimin është angazhuar kompozitori i njohur, Edmond Zhulali.
Për realizimin e videoklipit është kujdesur produksioni AgProduction.
Në fund të muajit shkurt, Korabi erdhi me një bashkëpunim me babanë e tij, Ilir Shaqiri, me një këngë kushtuar fëmijëve të Familjes Jashari.
“Ata u bënë dritë” titullohej kënga e re e dy këngëtarëve, të cilën e shoqëruan me një videoklip mjaft domethënës.
https://www.youtube.com/watch?v=wm5UvqyEUmU
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...