Mosmarrëveshjet dhe xhelozitë mes Kate Middletonit dhe Meghan Marklet kanë marr hov më të madh, sipas një burimi të afërt me familjen mbretërore britanike.
Kate raportohet se po refuzon ta ndihmoj ish-aktoren që të mësohet me jetën dhe t’i përshtatet rregullave mbretërore.

Edhe pse duken publikisht si mike të ngushta, marrëdhënia e tyre është krejtësisht e ndryshme prapa dyerve të mbyllura, shkruan “Closer Weekly”, shkruan telegrafi.
“Meghan ka mësuar gjithçka nga Kate. Por që nga martesa me Harryn, marrëdhënia e tyre nuk është më e njëjtë. Dukesha Kate ndihet e mërzitur pasi që Meghan ka rrëmbye vëmendjen e Mbretëreshës Elizabeth II-të. Për të qenë i sinqertë, Meghan ka qenë shumë e zënë, por Kate mendon se shumë është përpjekur për të krijuar marrëdhënie të mirë, por të njëjtë gjë nuk e ka marrë nga Markle”, tha burimi i cili kërkoi të mbetet anonim.
Sipas revistës, Kate është person shumë i mirë dhe nuk dëshiron ta lëndoj Meghanin, por vendosi që të mos i jep më këshilla.
Kate thuhet se ka mbetur nën hije të ish-aktores që u vërejt edhe në ditëlindjen e mbretëreshës britanike.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...