Të ftuar në emisionin “21 Gradë” të RTV21 ishin rokeri i njohur Dukagjin Lipa, njëherazi edhe babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa si dhe Alban Kastrati nga kompania Republika, të cilët kanë zbuluar detaje rreth festivalit “Sunny Hill” që do të mbahet më datë 10- 11 dhe 12 gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Nata e parë e festivalit i dedikohet muzikës pop dhe performuese kryesore është Dua Lipa, ndërsa në natën e dytë e cila i kushtohet muzikës hip-hop si performues kryesor i mbrëmjes do të jetë reperi Action Bronson.
Në natën e tretë tashmë është konfirmuar se do të përformojë Dj më i famshëm në botë Martin Garrix.
Tani konfirmohet edhe pjesëmarrja e reperit shqipëtar Gashi, i njohur më parë edhe si ‘The Kid Gashi’ i cili vjen nga Brooklyn, New York.
Ndryshe, në këtë festival do të performojnë edhe artistë të tjerë si Carter, Bondax ,SG Lewis, Col3trane, Grace, Albert Stanaj si Ledri Vula, Mc Kresha, Buta, Dafina Zeqiri, Jericho, Shpat Deda e të tjerë./Arbresh.info/

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?