Rita Ora po vjen sot në Kosovë. Sot kemi mësuar se Rita Ora do të vijë pikërisht gjatë ditës së sotme në Kosovë dhe do të rrijë në vendlindje për tre ditë me radhë.
Ajo do të aterojë në aeroportin e Prishtinës rreth orës 6 e 50, mëson Gazeta Express. Rita po vjen në Kosovë tani në punën e ambasadores, pasi ajo me projektin më të fundit ka vendosur që t’i dalë në krah grave që janë viktima të dhunës.
Ajo ka bashkëpunuar me firmën e njohur ndërkombëtare, Escada, për të cilët ka dizejnuar disa çanta ndërsa 15 euro nga shitja e çdo çante do të ndahen pikërisht për Kosovë.
28-vjeçarja do të qëndrojë tri ditë në vendin tonë në kuadër të një misioni bamirëse dhe do të takohet me viktimat e dhunës seksuale.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...