Bashkëshortja e Kevin Hart, Eniko Parrish ka dhënë të rejat më të fundit të komedianit pas aksidentit ku u tha se mbeti me lëndime të mëdha të shpinës.
Ylli i ‘Jumanji’ ishte njëri prej tre personave që po udhëtonin me makinën e vitit 1970 Plymouth Barracuda që përfundoi duke u përplasur me rrethoja e autostradës, transmeton portali arbresh.info.

Hart ishte në ulësen e pasagjerit në kohën e aksidentit. Miku i tij, Jared Black, raportohej se po ngiste ndërsa e fejuara e tij, 31-vjeçari Rebecca Broxterman, ishte gjithashtu në makinë. Shoferi thuhet të mos ketë qenë nën ndikim të alkoolit.
TMZ raporton që Parrish, e cila u martua me Hart më 2016, që Kevin ishte “shkëlqyeshëm” dhe se do të “do të jetë mirë”.
Ajo tha se Hart ishte zgjuar, por që ende nuk po bënte shaka. Sidoqoftë, ajo shtoi se ai ishte në ‘disponim të mirë’./arbresh.info/
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...