Kim Kardashian tregoi linjat e saj atraktive përmes disa fotografive të reja në rrjetet sociale.
39-vjeçarja i mahniti 172 milionë ndjekësit e saj në llogarinë zyrtare të Instagramit, duke treguar trupin e saj, shkruan DailyMail.

Kim kishte marrë një pushim nga postimi fotografive provokuese gjatë fundjavës, duke i bërë dedikime burrit të saj Kanye West në përvjetorin e martesës së tyre, dhe gjithashtu duke ndarë me fansat një fotografi të adhurueshme të djalit të tyre Saint me nipin e saj Reign.

Por në këto fotografi të fundit, Kim u rikthye në formë, duke shfaqur figurën e saj mbresëlënëse me një fustan të ngushtë ngjyrë rozë.
Pëlqimet dhe komplimentet nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat.

Ndonëse nënë e katër fëmijëve, Kardashian vazhdon të jetë në top formë dhe periudha e izolimit, duket të mos ketë ndikuar fare në shtimin në peshë për bukuroshen e njohur. /Telegrafi/
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali