Kim Kardashian është ndër emrat më të popullarizuar kohëve të fundit në faqet rozë.
Krejt kjo ka ardhur si rrjedhojë e ndarjes së saj me reperin Kanye West, të cilët ishin të martuar për shtatë vite, shkruan arbresh.info
Sidoqoftë kësaj, lajme të tilla nuk po e ndalin bukuroshen brune që të punojë në karrierën profesionale.
Me anë të disa fotografive, Kim reklamoi koleksionin e ri, i cili del në treg më 29 qershor.
“Koleksioni ynë i parë në natyrë po vjen. I punuar në Los Angeles me ngjyra të frymëzuara nga natyra, Outdoor Basics Drop 1 është freskimi i gardërobës që ju duhet këtë verë. Bleni Outdoor Basics Drop 1 në 5 stile, 5 ngjyra dhe madhësi XXS-4X të martën, 29 qershor në 9:00 PT”, shkruan ajo.
Reklamimin e këtyre produkteve, Kim e bëri me anë të disa fotografive, në të cilat vjen krejtësisht ndryshe.

Ylli televiziv ishte veshur me kostume të ndryshme nga koleksioni i saj i ri, kurse flokët me ngjyrë të bardhë e me stil ndryshe e bënin të njihej më me vështirësi.
Ani pse ish-partneri saj, Kanye West ka filluar romancë të re, Kardashian po kalon kohë më shumë me fëmijët. / arbresh.info/
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës
“Franga, dollar dhe euro”, qytetarët gjejnë kuletën dhe e do...
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova