Ylli televiziv, Kim Kardashian West këtë javë do të organizojë mbajtjen e një programi të quajtur “Saturday Night Live”.
Kim po përgatitet të prezantojë një episod të skicës në 9 tetor, dhe ajo rrëfeu se ishte nervoz para shfaqjes, shkruan Daily Mail portali arbresh.info
E së fundi të gjithë sytë ishin drejtuar kah ajo, teksa u pa të dilte nga hoteli i saj në New York për të bërë rrugën drejt provave.
40 vjeçarja këtë herë tërhoqi vëmendjen e veshur me një kostum rozë prej pelushi të markës “Balenciaga”.
Kim dukej tejet tërheqëse në kostumin e kombinuar me një xhaketë prej kadifeje dhe pantallona saten.
Ajo gjithashtu kishte veshur një palë çizme të së njëjtës ngjyrë, të cilat kombinoheshin mjaft bukur me pamjen e saj.
Ndërsa për aksesorë, ajo mbante një çantë të mbuluar me kristale të orës “Balenciaga” dhe një palë vathë të veçantë.

Dorezat prej lëkure dhe syzet e dielli e kombinuan me kujdes, së bashku me flokët e zeza të lëshuara lirshëm që plotësonin pamjen e saj.
Më vonë veshjet e saj të jashtëzakonshme u panë duke u ngarkuar në një veturë nga një ekip asistentësh të saj.
Dalja e Kimit vjen pasi thuhet se ish-burri i saj i dha disa këshilla para debutimit të saj në emisionin “Saturday Night Live”.
West ka qenë pjesë përbërëse e stilit të Kimit ndër vite, dhe më parë u raportua se dyshja do të vazhdonin të punonin së bashku në projekte krijuese pavarësisht përfundimit të martesës së tyre. /arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron