Kim Kardashian dhe Pete Davidson ditë më parë bënë paraqitjen e tyre të parë zyrtare në tapetin e kuq si çift në premierën e serialit të ri të familjes, me titull “The Kardashians” në Hulu.
E mbrëmë çifti i ri shijuan një natë së bashku në Los Anxhelos, shkruan arbresh.info
Kardashian, 41 vjeç dhe Davidson, 28 vjeç u panë të përqafuar rreth një tavolinë teksa po shijonin një darkë romantike.
Nëna e katër fëmijëve kishte veshur një fustan të shkëlqyeshëm të argjendtë Mugler që ia theksonte trupin, ndërsa Davidson shihet me një xhaketë sportive të zezë mbi një bluzë të bardhë.


Kujtojmë se, Kim Kardashian zyrtarizoi lidhjen me Pete në Instagram muajin e kaluar.
Në mars, ish-ylli i “ Keeping Up With the Kardashians” u shpall ligjërisht beqar pas finalizimit të divorcit me Kanye West. / arbresh.info/
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur