Moderatorja nga Shqipëria, Kiara Tito tashmë ka nisur punën për një projekt të ri televiziv.
Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania do të rikthehet në ekran me moderimin e spektaklit “Kepi i VIP-ave”.
Xhirimet e emisionit janë bërë në Turqi dhe nga atje 27-vjeçarja ka sjellur disa pamje edhe së fundmi.

Kiara ka zbuluar një nga dukjet e saj duke pozuar për disa imazhe që i ndau me fansat në InstaStory.
Kiara shihet e veshur me një fustan të gjatë dhe elegant të markës Chanel, ndërsa e kompletoi paraqitjen me makijazh të theksuar dhe flokët e kapura në topuz.
“Përfunduam xhirimet, shihemi së shpejti”, ka shkruar Kiara teksa dukej tërë shkëlqim.

Ndryshe, krahas kësaj, prezantueses po i ecë mbarë edhe në jetë personale teksa po shijon marrëdhënien me fituesin e BBVA, Luiz Ejlli.
Kujtojmë që Luizi dhe Kiara kurorëzuan dashurinë me martesë gjatë një ceremonie madhështore në natën finale të Big Brother VIP.
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...