Aktori i njohur Kevin Spacey u rrit nga një baba nazist që përdhunoi vëllaun e tij dhe e keqtrajtoi familjen e tij, ka thënë vëllau i tij i madh për Daily Mail.
Kevin Spacey që fitoi çmimin Oscar po përballet me akuzat se ka ngacmuar seksualisht aktorin Antony Rapp kur ai ishte 14 vjeç, transmeton portali arbresh.info
Vëllai i madh i aktorit, Randall Foëler, i ka përshkruar akuzat ndaj vëllaut të tij si shqetësuese dhe pranoi se ai e ka kuptuar për veprimet nga mediat.
Spacey ka deklaruar se nuk e kujton incidentin, megjithatë ka kërkuar falje.
Foëler ka zbuluar disa detaje rreth familjes së aktorit, ku ndër të tjera ka theksuar se ai ishte abuzuar seksualisht nga babai i tyre për disa vite dhe se nëna e tyre e dinte për këto abuzime.
Babai i tyre, Thomas Geoffrey Foëler, u bashkua me Partinë naziste amerikane kur Spacey dhe vëllai i tij ishin të vegjël. Ai bëri mustaqet e tij të ngjajshme si ato të Adolf Hitlerit dhe sistematikisht ka rrahur djemtë e tij.
Si një djalë Spacey u përpoq të qetësojë babanë e tij ndërsa Foëler mori barrën e abuzimit sadist të babait të tyre. Motra e tyre më e madhe, Julie, duroi rrahjet dhe abuzimet deri në moshën 18 vjeç dhe më pas u largua nga shtëpia.
Seriali në të cilin aktori i njohur morri edhe më shumë admirim “House of Cards” pritet të përfundojë pas sezonës së gjashtë, si pasojë e skandalit të fundit të aktorit./arbresh.info/




Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...