Sonte për të gjithë besimtarët myslimanë është natë e rëndësishme pasi që nga nesër ata që kanë bërë nijetin do të zgjohen duke agjëruar.
E siç bëjnë gjithmonë, shumë njerëz u urojnë besimtarëve agjërim sa më të lehtë gjatë këtij muaji të shenjtë për myslimanët, shkruan GazetaBlic. Është edhe këngëtarja shqiptare nga Kosova, Dafina Zeqiri ajo e cila sonte me anë të një fotografie që e ka publikuar në hapësirën e storjeve në “Instagram”, u ka uruar të gjithë besimtarëve këtë muaj të shenjtë. “Me fat muaji i shenjtë i Ramazanit të gjithë besimtarëve mysliman” – është mbishkrimi që Zeqiri i ka vënë fotografisë së publikuar në llogarinë e saj.
Bazuar në të dhënat në burimin e informacioneve të hapura – Wikipedia, Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumta të hartuara në hadithe.
Fjala ramazan vjen nga arabishtja Ramaḍān (رمضان) që do të thotë vapë ose thatësirë.
Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, marrëdhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam.
Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.
Në fund të ramazanit vjen fitër bajrami, apo festa e prishjes së agjërimit.

Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit